AK; - Poli i trete mashtrim dhe pjelle e Berishes qe shiti Shqiperine!!

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të kësaj partie në Njësinë Bashkiake numër 10 në kryeqytet. Lideri i Kuqezinjve gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim është ndalur tek debati mbi krijimin e polit të tretë në politikën shqiptare. 

“Tymanaja e koalicioneve është një strategji fund e krye për të manipuluar opinonin publik mbi ushtrimin e të drejtës së votës. I bëj thirrje mbarë qytetarëve shqiptare të kuptojnë qartë që në mbështetje të ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, populli në fletën e votimit nuk voton koalicionet, por partitë politikë që garojnë në zgjedhje. Koalicionet janë instrument për përllogaritjen e votave pas hapjes së kutive të votimit. Debati i sajuar mbi koalicionet dhe polet e tretakërkon të shpërqëndrojë vëmendjen e publikut nga kriza politike, ekonomike, institucionale dhe rritjes së nivelit të krimit në të gjithë vendin. Sa herë që rrugët e Tiranës pushtohen nga kallashnikovët, shfaqen satelitët e PD për të zhurmuar opinionin publik me idenë e koalicioneve apo poleve të tjera në politikë”, deklaroi Kryetari I Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu. Më tej Spahiu ka vijuar dukë i bërë një apel të qartë dhe objektiv mbarë opinionit publik. “Mos u gënjeni dhe mashtroni nga pole të treta të cilat  kanë sjellë në Shqipëri modelin e trafikimit dhe tradhëtisë së elektoratit. Ne denoncojmë me forcë imoralitetin e qëndrimit politik të shfaqur nga Lëvizja Socialiste për Integrim se pas zgjedhjeve do të bëhet me fituesit. Ky është një fenomen i cili duhet asgjesuar nga politika shqiptare, pasi në emër të integrimit nuk mund të gënjehet elektorati dhe nesër të ndash me përqindje pushtetin, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet. Aleanca Kuq e Zi deklaron se ndryshe nga LSI, ajo nuk do të shkojë nesër me fituesin, por do t’i fitojë zgjedhjet me të vetmin objektiv, largimin e regjimit të shtetasit Sali Berisha nga pushteti dhe vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë shpurës së tij politike të korruptuar.