19 turistë, shumica francezë dhe britanikë kanë humbur jetën pasi balona brenda të cilës ata gjendeshin ka shpërthyer në ajër dhe më pas është rrëzuar në afërsi të qytetit egjiptian Luxor të martën, ka thënë për Reuters një zëdhënës i kompanive që kryejnë fluturime me balona.
Ahmed Aboud tha se nga tragjedia e rëndë kanë arritur të mbijetojnë vetëm një turist dhe piloti.
Aksidenti ka ndodhur pas shpërthimit të gazit brenda balonës, ndërsa ajo ishte në një lartësi prej 300 metrash mbi tokë.
“Kanë qenë 20 pasagjerë në bord. Pas shpërthimit 19 pasagjerë vdiqën. Një turist dhe piloti kanë mbijetuar”, ka thënë Aboud, i cili është përfaqësues i tetë kompanive që operojnë me balona në Luxor.
26 shkurt 2013 (gazeta-Shqip.com)