Kjo është intervista e parë e Elvana Gjatës pas fitores së çmimit në Dancing With The Stars. Na tregon se çfarë do të bëjë me apartamentin e fituar dhe ku mund ta gjeni këtë verë. Ka qenë gjithmonë e vështirë të gjesh pak kohë të lirë në ditën e Elvana Gjatës. Këtë herë ajo gjeti mundësinë të flasë me ne për “Jetë-n” pas fitores së “Dancing With the Stars”. Në një konkurrim mes VIP-ash për 12 javë më radhë transmetim televiziv, arriti të kryesojë garën e të fitojë vendin e parë. Çmimi?
Një Apartament. Kështu ka ndodhur gjithmonë ku garon Gjata. Na tregon se e merr seriozisht garën, cilado qoftë ajo dhe kërkon të arrijë rezultate maksimale duke ja dalë edhe këtë herë. Këto ditë vetëm vrapon sa në një koncert në tjetrin. Duket sikur suksesi ka lindur me të, por për Elvanën nuk është kështu. I gjithë sekreti qendron te puna dhe serioziteti, me të cilën merr atë. Gjatë këtyre viteve në muzikë ajo nuk ka qëndruar asnjëherë bosh. Është kujdesur që t’i sjellë publikut në kohën dhe momentin e duhur produktin e saj muzikor, një produkt që ka mbetur për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes.
Këtë gjë po bën edhe këto ditë. Aq është duke punuar për këngën e saj më të re, e cila do të jetë shumë shpejt në televizion e radio. Përpos punës, Elvana ka dhe jetën e saj private, në këtë pjesë është shumë e vështirë t’i shkëpusësh diçka. Ajo është e kujdesshme në çdo dalje të saj duke e ruajtur me fanatizëm privatësinë.
Elvana, si ishte për ty gara në “Dancing With The Stars”?
Ishte një maratonë e vërtetë. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe plot me emocione. Por nuk ka qenë e thjeshtë. Është bërë një punë shumë e madhe bashkë me partnerin tim Gerd Vaso dhe koreografen Enada Hoxha. Kam mbetur shumë e kënaqur nga puna me produksionin tepër profesional të Holta Dulakut.
Ju vjen mirë tashmë që përveç këngës keni një çmim edhe në kërcim?
Absolutisht po. Kjo plotëson një pjesë shumë të rëndësishme të figurës time artistike dhe realizon një ëndërr të hershme timen, për të cilën jam e lumtur që u realizua në këtë formë profesionale. Këtë çmim e bëri dhe me të vlefshëm për mua mbështetja e plotë e publikut. Faleminderit të gjithë atyre që patën besim tek mua.
Çmimi që morët ishte një apartament, do e mbani apo do e shisni?
T’ju them të drejtën nuk kam menduar çdo bëj me të.