Objekti më i pistë në botë!


Objekti më i pistë në botë!

Objekti më i pistë në botë janë karrocat e supermarketeve, bëri të ditur studimi shkencor 
i Universitetit të Arizonës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Universiteti kreu një testim në 85 ekzemplarë dhe rezultatet ishin shokuese. 
72% e karrocave rezultuan pozitive për bakteret e ndodhura në fekale, ndërsa gjysma e tyre 
kishte edhe E.coli, një prej bakterëve më agresivë të njohur.

Salmonela është një tjetër “produkt” që supermarketet na dhurojnë falas, pasi kryejmë blerje në to. 
Këto rezultate tregojnë se karrocat e supermarketeve janë më të pista edhe sa tualetet publike.

Ndërsa këta të fundit pastrohen dhe sterilizohen vazhdimisht, askush nuk kujdeset që të disifektojë 
karrocat e supermarketeve. 

Studimi këshillon fuqimisht të gjithë konsumatorët që të shmangin prekjen e drejtëpërdrejtë të 
ushqimeve të zbuluara me pjesët e karrocës.