Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan- Librazhd, ne vendin e quajtur “Ura e Murrashit” ndërsa viktima, i cili ishte në ndjekje nga policia, hapi zjarr ndaj këtyre të fundit dhe më pas ka vrarë veten.
Mësohet se fillimisht viktima, i cili udhëtonte me furgon te linjes Elbasan- Librazhd ka refuzuar t’i jape një dokument identifikimi efektivave te policise.
Në këtë moment ai eshte larguar, dhe me pasi policia është vënë në ndjekje të tij, i cili i gjendur në vështirësi dhe i rrethuar nga policia, ka vendosur t’i japë fund jetës me një armë të tipit pistoletë.
Ndërkaq nga të shtënat në drejtim të policisë nuk ka patur të lënduar.
Policia dyshon se viktima është një nga autorët e grabitjes së një argjendarie gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Bulqizës.
Burimi: http://www.panorama.com.al