Shtatzënia, Florije Peci: Nuk mbaj mend. Motra: Do ta mbajmë fëmijën, ka gjakun tonë

63785_1[1]TIRANE – Shtatzënia e 22-vjeçares Florije Peci ka vënë në lëvizje prokurorët e Tiranës, të cilët kanë pyetur vajzën për rreth 2 orë mbrëmjen e djeshme në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”. Mësohet se 22-vjeçarja u është përgjigjur hetuesve, në praninë e një psikologeje për shkak se ajo shfaq probleme të rënda psikologjike që pas aksidentit tragjik të Himarës.
Ashtu sikundër pretendojnë familjarët e saj, Florija nuk u ka dhënë as prokurorëve detaje që mund të çonin në identifikimin e personit që ka abuzuar me të. 22-vjeçarja është shprehur se nuk mbante mend asgjë që mund të lidhej me shtatzëninë e saj.
Ndërkohë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës është paraqitur sot edhe vëllai i Florijes, Gazmend Peci dhe motra e saj Erida Peci, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen.
Mësohet se motra e Florijes ka konfirmuar faktin se familja ka vendosur që vajza ta mbajë fëmijën, pavarësisht gjendjes së saj psikologjike. Erida Peci tha se familja nuk dyshon tek askush për përdhunimin.
“Kemi vendosur ta mbajmë përfundimisht fëmijën. Fëmijën do e mbajmë pavarësisht se Florija nuk është mirë. Prindërit nuk e pritën mirë lajmin, por fëmija ka gjakun tonë.”- u shpreh motra e Florijes.
Prokurori i çështjes Arben Nelaj konfirmoi se është vendosur të bëhet ekzaminimi gjinekologjik i Florije Pecit, për të përcaktuar momentin e ngjizjes së fëmijës.