Birra për një kohë të gjatë
është fajësuar për një bark paksa më të trashë të meshkujve të moshës së mesme.
Megjithatë, ajo ndoshta edhe nuk është një fajtore aq e madhe.
Dr. Ketron O’sullivan, eksperte e dietave, me 20 vjet përvojë nga Britania, pohon se nuk ekzistojnë dëshmi shkencore që birra shkakton konkretisht trashje.
Në fakt, barku i fryrë është pasojë e konsumimit të tepërt të ushqimit kalorik, pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për birrën, verën apo çokollatën. Për më tepër, birra e ka një vlerë paksa, më pak kalorike në krahasim me pijet e tjera alkoolike, madje edhe me ushqimin.
“Konsumimi i matur i birrës nuk sjell shtim në peshë ose deri te mbledhja e shtresave dhjamore abdominale”, ka thënë O’sullivan. Ajo pohon që sasitë e mëdha natyrisht që shkaktojnë trashje, por një gjë të tillë e bën edhe konsumimi i tepërt i cilësdo pije tjetër alkoolike, ose cilitdo ushqim.