SHKODËR - Aleanca KuqeZi zhvilloi paraditen e ditës së dielë
tubimin e saj politik në qytetin e Shkodrës, ku janë mandatuar
sekretarët politikë. Lideri i Aleancës Kuq e Zi është mirëpritur me
ovacione nga mbështetësit e Aleancës KuqeZi, të cilët kanë bërë thirrje
për largimin e qeverisë së shtetasit Sali Berisha. Kreu i AK është
ndalur tek thirrja për tubimin në Tiranë për një "7 Prill pa Berishën".
"Ka ardhur koha që shqiptarët të çlirohen nga mashtruesi i izoluar në
bunkerin e tij në Tiranë. Ka ardhur koha që të shporrim nga faqja e
dheut tradhtarin dhe koalicionin e tij, që punon në kurriz të
shqiptarëve dhe kundër tyre”, deklaroi Spahiu. Gjatë këtij aktiviteti të
Aleancës KuqeZi "Pishtari i Demokracisë" Zenel Mlika ka djegur
publikisht dekoratën e dhënë. Ky akt sublim i z.Mlika është pritur me
thirrje të mëdha për t’i dhënë fund keqqeverisjes së shtetasit Sali
Berisha. Aleanca KuqeZi deklaron se djegia e dekoratave të dhëna nga
shtetasi Berisha do të vijojnë te digjen në çdo qytet të Shqipërisë e
mbi të gjitha në qytetet që janë konsideruar si bastione të
partisë-shtet. Lideri i Aleancës Kuq e Zi u ndal gjitashtu tek pasuria e
pushtetaraëve të Partisë Demokratike, të cilët kanë lënë Shkodrën në
harresë pikërisht sepse në planin e tyre të parë është pasurimi vetja,
familjar dhe fisnor. “Tre makinat e Jozefinës vlejnë sa dy shkolla, të
cilat do të shërbenin për të edukuar fëmijët shkodranë. Kryetari i
Bashkisë së Shkodrës është më i pasur se çdo ish-kryetar i PPSH-së.
Shqiptarët janë populli më i varfër në Europë, por kanë kryeministrin më
të pasur në rajon, Europë dhe më gjerë” deklaroi Spahiu. Lideri i
kuqezinjve deklaroi se Shkodra i ka tërhequr zvarrë dhe do t’i tërheqë
gjithmonë zvarrë stalinistët dhe tradhëtarët.
Nga www.shekulli.com
Nga www.shekulli.com