Një grua ka treguar se si ajo është çmendurisht e dashuruar pas minjve. Madje ajo thotë se i do minjtë më shumë se burrin e saj.
Chantal Banks, që shfaqet në një nga edicionet e programit “Fiksimi im i çmendur”, ka në total 19 minj, që i quan fëmijë.
Minjtë i lëpijnë buzët, i marrin ushqimin nga goja e saj dhe ecin mbi trupin e saj kur ajo është në gjumë.
Fiksimi me minjtë nisi kur ajo ishte 16 vjeç.
Ajo gjeti dikë që e pranonte atë me fiksimin për minjtë dhe për 11 vite qëndroi e martuar me Chester.
Por edhe të shoqit të saj, me të cilin ka një djalë, i ka ardhur në majë të hundës dhe tanimë ajo jeton vetëm.
“I dua minjtë më shumë se njerëzit. Nuk jetoj dot pa ta. Minjtë më duan dhe nuk më paragjykojnë. Më duan për këtë që jam. Kur unë qaj, vijnë dhe më lëpijnë lotët,” thotë ajo