_Sekretet e Dashurise se perhershme!!


Doza ditore prej kater puthjesh, tre perqafimesh dhe nje “te dua”, eshte e mjaftueshme per lidhje te gjate ka treguar nje anketim. Sipas hulumtimit te publikuar ne portalin Confetti.co.uk, diferenca ideale ne vite ndermjet partnereve duhet te jete dy vjet e tre muaj, pastaj partneret duhet te kene se paku dy hobi te njejte dhe te kene marredhenie seksuale tri here ne jave. Jane te publikuara edhe disa sekrete tjera te cilat duhet t’i dije secili çift, ndersa disa prej tyre jane edhe: dy darka romantike ne muaj, tri here ledhatime brenda javes, se paku dy here ne vit duhet te kete befasi, nje udhetim jashte vendit dhe dy udhetime brenda vendit.

Autoret e kesaj ankete, ku kane marre pjese me shume se 3.000 çifte britanike, keshillojne qe se paku dy here ne muaj ta kaloni mbremjen pa njeri-tjetrin, me qellim qe secili te del me shoqerine e vet dhe ne kete menyre do te ruhet pavaresia. Me shume zgjasin ato lidhje kur martesa eshte bere pas tre vjet e gjysme njohjeje, ndersa mosha ideale e meshkujve per t’u martuar eshte mosha 31- vjeçare.