Shamikuqja (Özge Özpirinçci) tregon linjat në bikini

Özge Özpirinçci, apo e njohur si Shamikuqja, është aktore shumë e famshme në Turqi. Ka lindur në vitin 1986 në Stamboll dhe deri më tani ka qenë imazh i shumë kompanive prestigjioze për reklama. Ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje, ndërsa më pas, me programin e studimeve AFS, ajo vazhdon shkollën e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2008 diplomohet në mësimdhënien e Gjuhës Angleze, ndërsa fiton ofertën për reklamimin e produkteve të mishit “Walls Cornetto”. Oferta, aktores së njohur i është bërë për shkak të imazhit të saj simpatik dhe të pëlqyer nga publiku. Pasi filloi të aktrojë në seriale, në rolin e parë Ozge nuk ka mundur të aktrojë në më shumë se pesë episode, pasi roli i saj kishte të bënte me një vajzë e cila vuante nga kanceri dhe që vdes në fillim të serialit. Pas rolit të parë Ozge, fitoi edhe shumë role të tjera, ndërsa te publiku shqiptar njihet më shumë me atë të Shamikuqes. Pa dyshim që edhe Ozge një kohë ka punuar si modele, si të gjithë aktorët e njohur turk, ndërsa ka shfaqur këto ditë linjat e saj në bikini, të cilat, sicc edhe duken nga fotot, janë perfekte.