Lista e njerëzve më të pasur në botë, realizuar nga Forbes këtë vit
shënon një rekord të ri. Janë 1.426 miliarderë të përhapur në të gjithë
botën. Në këtë listë gjenden rreth 210 anëtarë të rinj.
Lista e botuar sot nga Forbes tregoi se meksikani, Carlos Slim, manjati i telekomit qëndron në krye të listës për vitin e katërt rresht.
Pasuria e tij vlerësohet 73 miliardë dollarë. Ajo ka pësuar rritje krahasuar me një vit më parë, 69 miliardë dollarë.
Në vendin e dytë është themeluesi i Microsoft, Bill Gates me një pasuri që llogaritet në 67 miliardë dollarë.
Miku i Gates, Warren Buffet këtë vit nuk është në treshen më të mirë. Atë e ka zëvendësuar Amancio Ortega, me një pasuri 57 miliardë dollarë.