Studimet shkencore në katër vende skandinave nuk kanë gjetur lidhshmëri të drejtpërdrejtë mes përdorimit të telefonave celularë dhe shfaqjes së gliomës – tumorit në tru.
Shkencëtarët thonë se asnjë studim i deritanishëm nuk e konfirmuar shfaqjen e gliomës në tru si pasojë e përdorimit të telefonave celularë, megjithatë ata paralajmërojnë që të kihet kujdes dhe të reduktohet përdorimi i telefonave në jetën e përditshme.
“Nuk mund të themi se përdorimi i telefonave celularë nxit shfaqjen e gliomës në tru. Telefonin celular nuk është mirë ta përdorim si lojë ose si gjësend për argëtim. Duhet të kihet kujdes, sidomos të mos mbahen telefonat celularë në dhomën e gjumit” – thonë shkencëtarët. /Telegrafi/