Ushtari ishte me kombësi uzbeke dhe duke se u magjeps me jetën në Afganistan dhe dezertoi duke u përshtatur në një jetë të njëjtë me atë të popullsisë vendase në krahinën veriore të Heratit. Ai bën një jetë gjysmënomadike, e quan veten Sheikh Abdullah dhe merret me praktikat e mjekësisë popullore.
I intervistuar nga përfaqësues të Komitetit të Ushtarëve të Humbur Sovjetikë, Khakimov ishte në gjendje të kuptonte rusishten, por jo më ta fliste. Mësohet se ai nuk ka familje në Uzbekistan, pasi prindërit duket se i kanë vdekur ndërkohë që ishte ende një adoleshent kur u rekrutua për të luftuar muxhahedinët në Afganistan.
Në këtë luftë BRSS humbi rreth 15 mijë ushtarë të Ushtrisë së Kuqe ndërsa më shumë se një milionë afganë u vranë në konfliktin që zgjati një decade./alb-observer.com/