Gjatë performancës të Enjten mbrëma në arenën e dytë të Londrës, Justin Beiber i ranë të fikët në skenë për shkak të disa problemeve me frymëmarrjen. Djali që së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 19-të u morr në prapaskenë, ku i dhanë oksigjen për rreth 20 minuta.
Megjithatë, asgje nuk e ndaloi Justinin, ai u kthye në skenë dhe e përfundoi me sukses performancën e tij. Në videon e mëposhtme, menaxheri i Justinit ka dalë në skenë dhe po qetëson publikun dhe fansat e shqetësuar.
Pas shfaqes, Bieber u dërgua në spital për trajtim të mëtejshëm shëndetsor. Por, sië duket qartë në foton e mëposhtme, ai ndihej mirë aq sa të postonte ne Instagramin e tij edhe një foto gjysëm nudo të tijën. Gjithashtu në Twitter falenderoi fansat dhe u tha që natën do e kalonte duke dëgjuar Janice Joplin.
Nuk është dhënë akoma një shpjegim zyrtar të asaj që ndodhi.