Chris Brown e mban afër zemrës flamurin Kuq e Zi


Besojeni ose jo, por është 100 % e vërtetë. Reperi kontrovers, Chris Brown, i cili së fundi ka qenë pjesë e pandashme e mediave rozë për shkak të lidhjes së tij me yllin Rihanna, si duket e ka edhe një simbol që e pëlqen,transmeton dukagjini.
Ai është fotografuar në disa poza të ndryshme, duke mbajtur shumë afër zemrës flamurin tonë kombëtar. Në foto, reperi me famë botërore, Brown, paraqitet së bashku me stilistin e njohur, me prejardhje shqiptare, Ludovik Tunaj, i njohur me emrin e tij artistik, Ludo Lee.Ndryshe, fotografitë janë bërë mbrëmë gjatë ndarjes së çmimeve Oscar.