
“Keni 24 orë që keni inspiruar një fushatë të gjerë politike për të denigruar procesin, shkatërruar procesin. E keni bërë ju për arsyet tuaja dhe qëllimet që i dini mjaft mirë. Kjo është foto normale, po të merrem më fotot tuaja, duhet të lini vendin, jo kuvendin. Taulant, ti je i lidhur këmbë e kokë me trafikun e drogës dhe femrave, e ke emrin Fatos Gjura. Jep përgjigje për atë vajzën që ke tentuar ta përdhunosh, bëj analizën se mund të dalësh me SIDA. Meqë ju i referoheni fotos, unë ju them zoti Tahiri para 16 ditësh ti zotëri me ke ngrënë darkë, nga ora 8 e gjysëm, me të dyshuarin për vrasjen e kryekomisarit. Sa herë ke ngrënë dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit? Pyesni kryetarin e minibashkisë nr. 6 me kë është ortak në biznes? Ju po merreni me këtë çështje, unë kam kërkuar që të hapet një hetim i gjerë për të gjithha lidhjet e të dyshuarit. Ti në sy të gjithë Kombinatit ke ngrënë dhe ke pirë në lokalin e të dyshuarit. Është një histori juaja politike për të shkatërruar procesin, por është një proces hetimor i rregullt. Ju e sajuat këtë për të mbrojtur ortakun tuaj. Ju inskenuat këtë lojë për të mbrojtur ortakun tuaj” tha Noka.
burimi /alb-observer.com