''Incident, sulmohen disa nxënës shqiptarë ne shkup ''VIDEO




Shkup :
Incident, sulmohen dhjetëra nxënës shqiptarë 

Sot rreth orës 12:30, dhjetëra nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ‘Dimitar Vllahov’ janë sulmuar nga persona të panjohur. Sipas fëmijëve, dhunuesit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur me mjete të forta, që nga thikat e sende të tjera të forta. Tre prej nxënësve shqiptarë janë të lënduar rëndë, dhe për momentin, janë çuar për kurim në spitalin e qytetit. Sipas nxënësve dhe familjarëve të tyre, policia ka mbërritur në vendngjarje, me rreth 40 minuta vonesë, pas incidentit. Ajo nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për ndjekjen e tyre, por thjesht ka mbledhur dëshmi nga të lënduarit. Gjysma e fëmijëve, aktualisht janë në ambientet policore, ku po japin dëshmitë e tyre mbi ngjarjen. Në vendngjarje, para urgjencës së qytetit, erdhi edhe kreu i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami. Pikërisht nxënësit e sulmuar janë nga kjo komunë. Sipas Bajarmit, kjo dhunë është një skenar që ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe mbjelljen e frikës ndër qytetarëve. Alsat-M