Ajo duket si Titanik. Ajo ka për qëllim të ndjehet si Titanik. Në një konferencë shtypi në Nju Jork, manjati i minierave Clive Palmer tha se plani i tij ambicioz për të nisur ndërtimin e një kopje origjinale të Titanikut është një “haraç” që po e paguan për nder të atyre që e ndërtuan dhe udhëtuan me Titanikun në vitin 1912.
Miliarderi australian i cili shpalosi këtë të martë projektin e tij tha se është i bindur se projekti i tij nuk do të ketë fatin e Titanikut të parë, nuk do të fundoset.
Ndërkaq, fotot janë imazhe kompjuterike, të cilat tregojnë se si do të duket TITANIC 2, e cila pritet të dalë në lundrim në vitin 2016.
Burimi: http://www.panorama.com.al