Nje kafshe e cuditshme (Monster) zbulohet ne Uells.


Një krijesë misterioze me “fytyrën e një kali, trupin e një derri dhe kthetrat e një ariu” ka dalë e ngordhur në bregun e plazhit të Uellsit të Jugut.
Krijesa e çuditshme është zbuluar në Tenby nga një qen në pronësi të Peter Bailey. 27- vjeçari është ai që ka shkrepur edhe fotografinë.
Një zëdhënës i autoriteteve tha se kafsha ishte një qen gjahu me trup të fryrë, por Peter këmbëngul se “përbindëshi” ishte tepër i madh për të qenë një qen.
Ai tha se kafsha ishte e dekompozuar dhe padyshim kishte humbur një pjesë të mirë të saj.
I pyetur lidhur me këtë, Dr Forman nga Swansea University’s College of Science ka thënë se “Është e vështirë të thuhet nga foto, por duke gjykuar nga madhësia e saj dhe fakti që ka pesë gishtërinjë, ajo mund të jetë një baldosë.”


Burimi: http://www.panorama.com.al