

Pra, pas këtyre fotove, Tuna nuk mund të thotë më se janë miq, pasi shihen qartë që të dy janë duke përjetuar një histori dashurie. I kontaktuar nga gazeta, reperi i ri nuk dëshiroi të prononcohet në lidhje me jetën e tij private. ”Nuk dua të flas për jetën time private dhe sentimentale”, thekson Cozman, ndërsa Tuna në anën tjetër nuk dëshiron të komentojë aspak mbi këtë gjë, madje as punën e saj për të cilën thotë se e pengon kontrata. Cozman është 27 vjeç dhe ka ardhur nga Londra që të merret me muzikë, duke u bërë pjesë e labelit të njohur “Baba Stars” dhe duke e shoqëruar nëpër koncerte Visarin pas largimit të Ledrit nga grupi “Skillz”. Ndërsa e rëndësishme për Tunën është që të dashurit e saj janë në të njëjtën moshë me këngëtaren, ndryshe nga koleget e tjera të cilat zgjedhin për partner në përgjithësi meshkuj më të mëdhenj në moshë. Tuna ka një martesë të dështuar nga e kaluara dhe shpresojmë që ky të jetë djali i duhur për të.
Burimi: http://www.panorama.com.al