Aktivistët në Kinë thonë se kanë shpëtuar rreth 900 qen, që po transportoheshin me një kamion.
Aktivistët thanë se policia e kishte ndalur kamionin në një autostradë në qytetin Chongqing pas marrjes së një thirrje për një automjet të dyshimtë.

Raportet thanë se tre persona u plagosën në përleshjet me shitësit e dyshuar të qenve.
Aktivistët thonë se kamioni ishte në rrugë për në provincën Guangdong të Kinës jugore, ku mishi i qenit shërbehet shpesh në restorante.