Pse te besh seks s'eshte e njejta gje si te besh dashuri...


seksDashuri
Të bërit dashuri, shpesh kuptohet njësoj si të bërit seks. Mirëpo, ashtu si në terminologji, janë gjëra shumë të ndryshme edhe në praktikë. Pikësëpari, kur bën seks është një proces ku je më “vetëm”, ndërsa kur bën dashuri është marrëdhënie më e përbashkët. Marrëdhënia seksuale të bën që të priresh më shumë kundrejt kënaqësisë. Shqetësohesh për të marrë, për të ndjerë, për të provuar diçka, sa më shpejt, pa u shqetësuar shumë mbi njeriun me të cilin je duke e bërë, i cili shpesh është i rëndësishëm vetëm për të të kënaqur. Pra ekziston një gjendje “monologu”, pasi s’ka shumë komunikim. Kurse të bërit dashuri, përjetimi i kënaqësisë në mënyrë të përbashkët, është një dialog e jo dy monologje të veçuara. Aty i jepesh partnerit/partneres, jo vetëm me trup, por edhe me shpirt. Ndryshe nga të bërit seks, të bërit dashuri ka absolutisht nevojë për intimitet. Pasioni dhe kënaqësia që mbizotëron kur bëhet dashuri janë shumë më të mëdhenj, krahasuar me atë që ekziston në seks.
Intimiteti, kyç
Kur flitet për marrëdhënie seksi, për kënaqësi fizike, shijim të trupave të njëri-tjetrit, gjithmonë dashuria zhduket, venitet. Në kohët e sotme, vështirë të dëgjohet të përdoret gjuha erotike edhe për dashurinë. Pjesë e rëndësishme në marrëdhënien femër-mashkull është intimiteti, që duhet të ketë përmasa të gjera, në rastin kur bën dashuri. Gjithçka konsiston në afrimin me shumë besim, me vetëdijen e ndarjes së diçkaje, të përjetimit të asaj që po kryhet. Nuk ka vend për shpirt kritik, për të gjykuar nëse ai/ajo që keni afër është i aftë për të na dhënë kënaqësinë që presim, apo që duam. E gjitha konsiston te një raport i dëshiruar, sepse ndiheni mirë, sepse keni dëshirë të bëni të ndihet mirë tjetri, ashtu si edhe vetë. Me pak fjalë doni të ndani një gjë që shkon përtej ndjenjës, por që shtyhet mbi të gjitha nga ndjenja. Në një sutuatë të tillë, edhe dy partnerët janë më të qetë dhe të papërfshirë nga i famshmi “ankth i paraqitjes”, duke e përballuar me më pak intensitet atë që ndodh.
Shpjegimi shkencor
Në bazë të asaj që shpjegon shkenca, kënaqësia lind nga emocionet dhe përmes nxitjes së ndonjë pike  nervore, na bën të përjetojmë momente fantastike. Nëse largojmë emocionet, duke lënë vetëm stimulimin nervor, heqim 80% të kënaqësisë. Kush identifikon kënaqësinë me stimulimin mekanik, sado ekspert që të jetë, atëherë s’e ka provuar asnjëherë ndjenjën që lidh dy partnerë. Kënaqësia e të bërit dashuri është diçka që të gjithë mund ta përjetojmë, është më e lehtë sesa mendohet, por është më tepër çështje impenjimi, për të kuptuar si dhe përse po bëjmë atë që po bëjmë. Sipas ekspertëve, dashuria përshkruhet si një mister, intensiv, si diçka reale, por që nuk arrijmë ta “prekim” konkretisht. Thellësisht është e pranishme në zemrën e njeriut, por e paeksplorueshme. Ndonëse duhet thënë se në mënyrë biokimike lidhet me dopaminën, që është një nga ndërmjetësit e shumtë kimikë të pranishëm në tru.

Burimi : Ikub.al