VDES Hugo Chavez , presedineti i Venezules !!


Zëvendëspresidenti i Venezuelës Maduro deklaroi publikisht pak minuta më parë se Hugo Chavez ka ndërruar jetë. Chavez duket se nuk i ka mbijetuar betejës me kancerin dhe tanimë shumëçka pritet të ndryshojë në vendin e udhëhequr prej tij për shumë vite me rradhë.
Chavez nuk ishte shfaqur në publik që prej kthimit në Venezuelë muajin e kaluar pasi u trajtua në Kubë nga ana mjekësore për sëmundjen e kancerit. Gjatë një fjalimi emocional Nicolas Maduro, zëvendës Presidenti i Venezuelës deklaroi mbrëmjen e së martës se Chavez ka ndërruar jetë.

Më herët ai kishte njoftuar se 58 vjeçari ka një infeksion tjetër respirator dhe se ka hyrë në orët më të vështira. Lajmi tanime po transmetohet nga te gjitha mediat e botes si Reuters, BBC, CNN, etj.